Basha: Ligjet nuk mund të kalojnë tani, shkelet Kushtetuta

Basha: Ligjet nuk mund të kalojnë tani, shkelet Kushtetuta

48
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për Zërin e Amerikës, u shpreh se ligjet që shoqërojnë Reformën në drejtësi nuk mund të miratohet tani, pasi shkelet Kushtetuta. “Ligjet nuk mund të kalojnë tani, sepse këtë e ndalon kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ky është një komunikim që unë e kam patur me partnerët amerikanë dhe europianë dhe do të ishte absurd që ata të mbështesnin nisjen e procesit të reformës në drejtësi duke shkelur kushtetutën e vendit, por PD ka shprehur gatishmërinë për të nisur punën me ekspertët për të shqyrtuar për draftin për Vettingun, në mënyrë që mos ketë asnjë vonesë në miratimin e ligjit”, tha Basha.

Sipas liderit të PD­së ajo që po konsiderohet si ‘prishje e konsensusit për reformën në drejtësi’ nuk është gjë tjetër veçse një “manovër e qartë politike, e tipit që pengoi deri në çastin e fundit konsensusin me PD­në”. “Opozita ka qenë dhe është e gatshme të sakrifikojë për të kontribuar në përfundimin e procesit të reformës në drejtësi. mazhoranca të mos punojë me hile, por me transparencë dhe vullnet. PD ka marrë dhe do të vazhdojë të marrë përgjegjësinë e saj. Shoh përpjekje për të rikthyer tensionin nga të njëjtët që tentuan të përjashtojnë opozitën nga procesi”, tha ai. Kryetari i PD­së në fund tha se tashmë sfida e opozitës është për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për këtë kërkoi ndihmën dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY