Atentati në Vlorë, shkon në 3 numri i të vrarëve, ndërron jetën...

Atentati në Vlorë, shkon në 3 numri i të vrarëve, ndërron jetën në spital i plagosuri

52
0
Shares

Ka ndërruar jetë në spital Krenar Runaj, 50-vjeçari që mbeti i plagosur nga atentati i tre ditëve më parë në lagjen “Partizani” në Vlorë. Ai nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve që kishte marrë.
Viktima u plagos nga breshëria e kallashnikovit tre net më parë, kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj një pike të basteve, ku mbetën të vdekur në vend Ilir Deromemaj dhe Dhimitër Çani. Numri i viktimave tashmë shkon në 3, pasi ndërroi jetë i plagosuri Runaj.
Policia  vazhdojnë hetimet për të identifikuar dhe arrestuar vrasësit, të cilët u largua nga vendngjarja me shpejtësi.
Shënjestër e atentatit besohet se ishte Ilir Deromemaj, pronar i pikës së basteve, i cili ka qenë i përfshirë në një vrasje në vitin 1997. Ndërkohë, policia e Vlorës arrestoi sot Partizan Durajn nga Fieri, i cili i ka shitur autorëve njërën prej makinave të dyshuara të përdorura në atentat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY