Abuzoi me tenderat për ushqimet, Apeli lë në burg ish-zv/drejtorin e Burgjeve...

Abuzoi me tenderat për ushqimet, Apeli lë në burg ish-zv/drejtorin e Burgjeve Iljaz Labin

78
0
Shares

Gjykata e Apelit ka lënë në burg ish-zv.drejtorin e Burgjeve Iljaz Labi, i cili akuzohet për korrupsion për tendera në këtë institucion.

Pas arrestimi, numri 2 i burgjeve kishte apeluar masën e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi dhe 4 administratorë të kompanive private, u arrestuan për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë dhe për korrupsion aktiv gjatë procedurave të prokurimit publik për blerje ushqimesh për burgjet në Shqipëri.

Sipas hetimeve të organit të akuzës, mësohet se administratorët e kompanive bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY