Mediat amerikane kanë bërë artikuj të shumtë gjatë ditës së sotme dhe ditës së djeshme në lidhje me hetimet që po zhvillohen në SHBA për fotografinë e Kryeministrit Edi Rama me Presidentin amerikan Barack Obama.
Dje një person i dytë greko-amerikan ka pranuar se është i përfshirë në këtë ngjarje dhe ka pasur gisht në fondin prej 80 mijë Dollarë. Ai tha para hetuesve se së bashku me shqiptaro-amerikanin Bilal Shehu pranuan të merrnin fondi prej 80 mijë Dollarë nga një burim i panjohur për ta dhuruar në formë donacioni për fushatën presidenciale të Obamës në vitin 2012.
Media amerikane “Politico” shkruan se këto para mundësuan edhe pjesëmarrjen e Edi Ramës në mbrëmjen e mbledhjes së fondeve për Obamën, ku bëri një fotografi me Presidentin amerikan, e cila e ndihmoi të fitonte zgjedhjet parlamentare një vit më pas në Shqipëri.
“William Argeros tha se kishte bashkëpunuar me shqiptaro-amerikanin Bilal Shehu për të marrë 80 mijë Dollarë nga një burim i huaj dhe për ta dhënë donacion për fushatën e Presidentit Barack Obama në vitin 2012. Shuma e parave u përdor për të marrë Kryeministrin shqiptar Edi Rama në një mbledhje fondesh për Obamën në San Francisko.
Rama më vonë përdori edhe një foto me Obamën dhe më pas fitoi zgjedhjet parlamentare. Prokurorët shqiptarë po hetojnë Ramën për donacione të paligjshme në SHBA, por asnjë akuzë nuk është ngritur kundër tij në Shqipëria apo në SHBA”,shkruan “Politico”.
Edhe media prestigjioze “Bloomberg” përmend emrin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, si personin që pagoi 80 mijë dollarët për të bërë një foto me Obamën. Kjo agjenci i referohet një shkrimi të Associated Press, e cila nga ana e saj citon akuzat e opozitës shqiptare.
Edhe media të tjera amerikane i kanë kushtuar rëndësi të madhe këtij skandali që po nxjerr në dritë të tjera detaje nga hetimi, duke sfumuar madje edhe konventën e demokratëve në SHBA, ku Hillary Clinton zyrtarizohet kandidatja e tyre për Presidente të SHBA-së. Në këtë konventë të demokratëve amerikanë ndodhen edhe Lulzim Basha e Ilir Meta, por jo Edi Rama.
Marre nga gazeta express
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/