Sali Berisha flet për herë të parë për bashkëpunimin PD – LSI

Sali Berisha flet për herë të parë për bashkëpunimin PD – LSI

56
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kundërshtitë e opozitës për Reformën në Drejtësi nuk ishin për të mbrojtur një grusht njerëzish të Partisë Demokratike, sikundër ka deklaruar kryeministri Rama, por qëndresë për parimet themelore kushtetuese.
“Ne nuk kemi mbrojtur asnjë person. Ne kemi mbrojtur vetëm parime themelore kushtetuese”.
Për TV “Klan”, Berisha thotë se konsensusi i reformës u imponua nga opozita, ndërsa humbësi shprehet ai, ishte kryeministri Rama.
“Në qoftë se ka një njeri që groposi çdo pretendim që pati, është Edi Rama, se shkonte në absurd. ‘Nuk i jap në asnjë mënyrë opozitës, vende të rezervuara’…, te vetingu… Por ja që i dha edhe te dy institucionet e tjera, orën e fundit, ditën e fundit dhe humbi”.
Rreshtimin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta krah opozitës në këtë proces, Berisha e sheh si një zhvillim që kontribuoi në arritjen e konsensusit, pa mohuar një traditë bashkëpunimi, që Partia Demokratike ka pasur me aleatin e saj të vjetër, Lëvizjen Socialiste për Integrim.
“A do bashkëpunojnë apo jo ajo varet nga rezultatet elektorale dhe faktorë të tjerë, por nuk mund të mohojë se ato kanë një traditë bashkëpunimi”.
Për herë të parë ish-kryeministri Berisha komenton edhe pozicionimin e disa deputetëve të opozitës pro Reformës pavarësisht vendimit të grupit.
“Eduard Selami nuk e ka mohuar nj qëndrim të tillë, nuk e quaj një veprim të drejtë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY