Meta: Opozita kishte plotësisht të drejtë për rekomandimin 88

Meta: Opozita kishte plotësisht të drejtë për rekomandimin 88

52
0
Shares

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka deklaruar se opozita kishte plotësisht të drejtë për rekomandimin 88 për reformën në drejtësi. Deklarata e Metës u bë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

“Pas takimit me Bashën u sigurove se opozita, mund ta them sot pa as një drojë dhe hezitim, opozita kishte plotësisht të drejtë për rekomandimin 88. Këtë qëndrim ia kam shprehur edhe ndërkombëtarëve pasi e kam konsultuar këtë rekomandim me ekspertë të SHBA që na asistojnë më pas ardhja e Nuland, ndërhyrja e komisionerit Nahn… Shqipëria bën edhe pa Ramën, edhe pa Metën, edhe pa Bashën, në jetën politike por s’bën dot asnjë hap përpara pa bashkëpunim pa dialog politik”, deklaroi kreu i LSI­së

Më tej Meta e pranoi se ka dhe mosmarrveshje mes PS dhe LSI dhe tha se është gati të marrë cdo mosmbarrvajtje të kualicionit mes tyre.

“Dua t’i siguroj të gjithë socialistët, pra atë me PS, unë jam një njëri që i qëndroj fjalëve dhe marrëveshjeve. Unë për respekt të tyre dhe të cilitdo që ka një shqetësim, jam gati që të shkojnë në grupin parlamentar të PS­së dhe t’i sqaroj për çdo përmirësim të qeverisë, por nuk duhet të përziejmë çështjen e shtetit me çështjet e koalicionit tonë. Jemi gati të marrin çdo përgjegjësi për mos mbarëvajtjen e koalicionit. Unë besoj që koalicioni ynë i ka të gjitha mundësitë të përmbushë këtë mandat’, tha Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY