Mazhoranca provokon serish me vetingun, opozita kundër seancës parlamentare të enjten

Mazhoranca provokon serish me vetingun, opozita kundër seancës parlamentare të enjten

48
0
Shares

Provokim e ka quajtur PD, nismën e PS për të mbledhur Parlamentin dhe për të miratuar ligjin e vetingut të enjten.
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, gjatë një interviste për ABCneës, tha se socialistët po kërkojnë konflikt me thirrjen që i bëjnë Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe seancën parlamentare të enjten.
Sipas Bylykbashit, ndryshimet kushtetuese që u miratuan me 140 vota duhet të botohen më parë në Fletoren Zyrtare. Më pas duhet të kalojnë 15 ditë që ato të hyjnë në fuqi. Më herët, nuk mund të shqyrtohen ligje që nuk kanë bazë kushtetuese, u shpreh deputeti demokrat.
“LSI nuk do t’i bashkohet socialistëve në këto procedura”, tha Bylykbashi, gjatë kësaj interviste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY