Në orët e para së të martës në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë kanë mbërritur trupat e pajetë të Armela Segashit dhe Diamant Zabërgjës, dy shqiptarëve nga Kosova të cilët mbetën të vrarë në një sulm të armatosur në një qendër tregtare në Munih të Gjermanisë.
Trupat e pajetë të dy viktimave mbërritën në Prishtinë rreth orës 01:00 të ditës së martë, ndërsa ato iu dorëzuan familjarëve.
Përveç familjarëve të ngushtë, në aeroport kishin dalë edhe zyrtarë qeveritarë, përfshirë edhe ministrin e Diasporës, Valon Murati, i cili shprehu dhimbjen për humbjen e jetëve të tre shqiptarëve në tragjedinë e Munihut.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/