Foto Ilustruese
Aksidenton me vdekje një këmbësor pranë fshatit Podgorie, arrestohet në flagrancë nga policia.
Sipas burimeve të policisë vendore, mësohet se specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 40-vjeçarit Fatos Kapushi, banues në fshatin Podgorie – Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi dje, (rreth 500 m) mbi vendin e quajtur “Lapidari i Podgories”, ky person duke drejtuar automjetin tip “Opel”, me targë AA 254 DL, ka aksidentuar duke i shkaktuar vdekjen, R. M., 74 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec këmbësor në rrugë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/