HISTORIA/ Vjehrri, seks me dhunë për 15 vjet me nusen, bashkëshorti e...

HISTORIA/ Vjehrri, seks me dhunë për 15 vjet me nusen, bashkëshorti e dinte, nuk reagonte

1129
0
Shares

Zbulohet dosja për 67-vjeçarin abuzues Margarit Ç., i cili është arrestuar para tri javësh. Pak ditë pas martesës, bashkëshorti i të dëmtuarës ishte larguar për në Greqi, ndërsa babai i tij e kishte dhunuar seksualisht. Nëna e tre fëmijëve ka pohuar para hetuesve se vjehrri e detyronte të kryenin seks, duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike

Denoncimi i një krimi seksual 15-vjeçar ka tronditur opinionin publik të një fshati të Rrethit të Fierit. Bëhet fjalë për një ngjarje te ndodhur në vitin 2013. Edhe më skeptikët kundrejt traditave të familjes shqiptare janë shokuar kur një 35-vjeçare ka nxjerrë në dritë dhunën seksuale dhe psikologjike të ushtruar ndaj saj nga vjehrri monstër për një dekadë e gjysmë dhe heshtjen e mosreagimin e bashkëshortit edhe pas vënies në dijeni të këtij fakti. Është një histori rrëqethëse, ku personazhet për 15 vjet me radhë kanë përjetuar një situatë, e cila pas perdes së dhunës fizike e psikologjike, tradhtive brenda familjes, dyshimeve dhe epsheve seksuale, ka sjellë në jetë edhe tre fëmijë, një prej të cilëve prej pak vitesh. Një histori, e cila nxjerr në pah anën më të errët të medaljes së realitetit të sotëm social-ekonomik në vend, ku vetëm vitet e fundit femra ka nisur të marrë guximin të denoncojë dhunën e gjithanshme të ushtruar ndaj saj. Ndërkaq, pas kallëzimit në polici, të kryer nga 37-vjeçarja, hetuesit kanë provuar se pretendimet e saj ishin të vërteta dhe kanë prangosur rreth tri javë më parë 67-vjeçarin Margarit Ç. nga fshati Topojë i Fierit.

Gazeta “Shqip” ka siguruar të dhëna nga dosja hetimore në ngarkim të të dyshuarit për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë, i cili tashmë ndodhet në qelitë e paraburgimit në Rrogozhinë.

Historia

Nga burime të besueshme të gazetës mësohet se gjithçka ka nisur 15 vjet më parë, pak ditë pas martesës së djalit të të arrestuarit, Arben Ç., 40 vjeç, me bashkëshorten Lindita Ç., 35 vjeçe. Sipas denoncimit, Arbeni, pasi ka kaluar pak ditë të lumtura me bashkëshorten, e cila në atë kohë ishte 20 vjeçe, është larguar për të emigruar i vetëm në Greqi, ku ka punuar për vite me radhë për të siguruar të ardhurat financiare për familjen. Burimet e sipërcituara pohojnë se në kallëzimin e saj, e dëmtuara ka pohuar se menjëherë pasi bashkëshorti i saj është larguar për në Greqi, vjehrri i të dëmtuarës, Margarit Ç., e ka dhunuar seksualisht dhe ka vazhduar ta bëjë këtë gjë në mënyrë të përsëritur. Ajo ka shtuar se gjatë muajve të parë, 67-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale nën ushtrimin e dhunës psikologjike dhe fizike. Gjithashtu, ajo ka shtuar se vjehrri i ka thënë që të mos tregojë për lidhjen e tyre, pasi ishte ajo që dilte e humbur nga kjo histori. Në këto kushte, marrëdhënia seksuale mes denoncueses dhe babait të bashkëshortit të saj ka vazhduar për vite me radhë. Duke qenë se bashkëshorti jetonte më shumë në Greqi sesa në familjen e tyre, e dëmtuara ka qenë e ekspozuar direkt ndaj dhunës seksuale të vjehrrit dhe autoritetit të tij. Ndërkohë, gjatë kalimit të viteve, ajo ka lindur fillimisht dy fëmijë, e më pas edhe një të tretë, por për këtë çështje, policia nuk ka dhënë ndonjë detaj nëse janë pjesë e abuzimit seksual, apo kanë ardhur në jetën nga marrëdhënia me bashkëshortin e saj.

Denoncimi

Për shkak se e dëmtuara nuk ka pasur përkrahje nga bashkëshorti i saj, ka vendosur që rreth një muaj më parë ta denoncojë në polici dhunën seksuale e psikologjike të ushtruar ndaj saj. Pas marrjes së dëshmisë rrëqethëse, hetuesit kanë dashur të sigurojnë prova para se të kryenin ndalimin e 67-vjeçarit, pasi ka pasur dyshime se 35-vjeçarja mund ta kishte trilluar historinë. Në këto kushte, policia ka kryer përgjime ambientale, ku nga bashkëbisedimet e kryera mes të prangosurit, të dëmtuarës dhe anëtarëve të tjerë të familjes, duket qartë se denoncuesja ka treguar të vërtetën. Pas sigurimit të këtyre provave, prokuroria ka urdhëruar ndalimin e 67-vjeçarit, i cili po hetohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Sipas të dëmtuarës, ka qenë frika e përballjes me opinionin e të afërmve dhe personave që e njohin, që e ka ndrydhur dhe e ka detyruar ta mbajë sekret për 15 vite këtë krim të ushtruar ndaj saj, në mënyrë të përsëritur dhe me dhjetëra herë në çdo vit.

Kallëzimi

E dëmtuara i tregoi të shoqit, por ai nuk reagoi

Pasi kanë kaluar vite me radhë nën peshën e sekretit të saj dhe vjehrrit, ku ky i fundit e dhunonte seksualisht në mënyrë sistematike, 35-vjeçarja ka vendosur t’ia tregojë këtë fakt bashkëshortit të saj. Nga burimet e gazetës mësohet se denoncuesja ka pretenduar në kallëzimin e saj se rreth dy vite më parë e ka vënë në dijeni bashkëshortin për atë çfarë kishte bërë babai i tij me të. Por bashkëshorti nuk ka reaguar, duke mos i kërkuar të atit të dinte versionin e tij. Ai ka vazhduar të jetojë edhe dy vitet e fundit me barrën e kësaj historie, ku bashkëshortja akuzonte vjehrrin për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Mosreagimi i tij për qartësimin e situatës së krijuar, ka bërë që 37-vjeçarja të marrë guximin e ta denoncojë këtë fakt, me qëllim vënien para përgjegjësisë së monstrës që i kishte devijuar qëllimin e martesës së saj, duke e bërë objekt të epsheve të tij seksuale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY