Gruaja padit fqinjët: Mos gatuani ushqime me erëza, s’marr dot frymë

Gruaja padit fqinjët: Mos gatuani ushqime me erëza, s’marr dot frymë

59
0
Shares

Një grua ka hapur një betejë gjyqësore për të ndaluar fqinjët e saj që të gatuajnë ushqim me erëza. Joanna Louise Cridlin gjithashtu kërkon një dëmshpërblim monetar, duke pretenduar se era e fortë e erëzave i krijon vështirësi në rrugët e frymëmarrjes. Ajo tha se aroma e erëzave vazhdon të ndikojë tek ajo edhe 8 orë pasi fqinjët kanë gatuar.
Curry

Në padinë e bërë në Gjykatën e Lartë të Londrës, zonja Cridlin shprehet se jeton në shtëpinë e stilit viktorian për më shumë se 40 vjet. Por jeta e saj është bërë e padurueshme, që kur fqinjët e ri erdhën të jetojnë aty rreth 3 vjet më parë.

Ajo argumenton se gatimi i ushqimeve me spec djegës duhet të klasifikohet si një sjellje antisociale. Për shkak të problemeve shëndetësore gruaja kërkon nga gjykata që të dëmshpërblehet financiarisht dhe që fqinjët e saj të ndalin gatimin me erëza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY