Kryeparlamentari Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në Shtetet e Bashkuara me ftesë të Partisë Demokratike amerikane dhe Institutit Kombëtar Demokratik për të marrë pjesë në Konventën e Demokratëve në Filadelfia. Kryetari i kuvendit dhe Lideri i opozitës u takua me drejtues të lartë të Partisë Demokratike amerikane, senatorë dhe kongresmenë të pranishëm në Konventë dhe ne forumet ku ai është ftuar. Në disa foto që qarkullojnë në media, Basha e Meta janë filmuar bashkë gjatë takimeve me personalitete të huaja.
Me ftesë të Partisë Demokratike amerikane, dhe Institutit Kombëtar, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe kryetari i opzoitës Lulzim Basha morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Konventës së Demokratëve në Filadelfia, ku Hillary Clinton pritet të marrë emërimin si kandidatja demokrate për Presidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Basha është takuar dhe me europarlemntarin Knut Fleckenstein, ku ka vlerësuar rolin e tij dhe të Eurodeputetit Eduard Kukan në mbështetje të konsensusit. Kryetari i ozpoitës shqipatre ka takuar dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, znj. Madeleine Albright.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/