Pazari i Korçës u mbyll. Policia bashkiake rrethoi me shirita të gjithë dyqanet, duke ndaluar tregtarët të kryejnë aktivitetin e përditshëm. Prej sot,në Pazar do të lejohen vetëm tregtarët që do të përshtatin biznesin sipas listës me 24 lloj aktivitete që ka përcaktuar këshilli bashkiak.
Tregtarët kanë kundërshtuar mbylljen e dyqaneve, duke u përplasur me policinë bashkiake dhe më tepër se 30 prej tyre u shoqëruan në komisariat.
Në mbështetje të tregtareve ishin edhe këshilltarët e djathtë të këshillit bashkiak të Korçës, të cilët e konsideruan vendimin e bashkisë të paligjshëm. Pas ndërhyrjes së tyre, një pjesë e tregtarëve hoqën shiritat dhe hapën dyqanet. Kjo shkaktoi reagim dhe përplasje të tregtarëve me policinë bashkiake dhe punonjës të tjerë të bashkisë.
Rreth 120 tregtarëve që prej vitesh ushtrojnë aktivitet në pazarin e Korçës, do t’ju duhet që të përshtatin biznesin e tyre sipas kërkesave të bashkisë, duke hapur farmaci, dyqane erëzash apo dyqan veglash muzikore, në të kundërt aktiviteti i tyre do të mbyllet.
Tregtarët kanë paralajmëruar përshkallëzim të reagimit, deri në grevë urie.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/