FOTO/ Basha në SHBA, takon dhe merr mbështetjen e liderëve ndërkombëtarë

FOTO/ Basha në SHBA, takon dhe merr mbështetjen e liderëve ndërkombëtarë

54
0
Shares

Me ftesë të Partisë Demokratike amerikane, dhe Institutit Kombëtar Demokratik kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Konventës së  Demokratëve në Filadelfia, ku Hillary Clinton pritet të marrë emërimin si kandidatja demokrate për Presidente në Shtetet e Bashkuara  të Amerikës, e para grua në historinë  e SHBA-ve.
Lideri i opozitës Basha u takua me drejtues të lartë të Partisë Demokratike amerikane, senatorë dhe kongresmenë të pranishëm në Konventë dhe ne forumet e shumta ku ai është ftuar si mik nderi.
Me herët zoti Basha ishte i pranishëm në Forumin e Liderëve Botërorë me ftesë të Institutit Kombëtar Amerikan NDI.
lulzim-basha-shbva-1Lulzim Basha u takua me liderë nga vende të ndryshme të Europës, pjesëmarrës në këtë forum. Kreu i demokrateve u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Popullore Europiane, Antonio López-Istúriz. Sekretari i Përgjithshëm i PPE-së vlerësoi rolin dhe kontributin e Bashës dhe Partisë Demokratike në realizimin e amendamenteve kushtetuese bazuar në standardet më të mira europiane. Duke vlerësuar lidershipin e Lulzim Bashës në procesin e hartimit dhe miratimit me konsensus të Reformës në Drejtësi si dhe ligjin e dekriminalizimit, López rikonfirmoi gjithë mbështetjen e PPE-së për Partinë Demokratike në rrugën e saj të rikthimit në pushtet dhe krijimit të alternativës që do tu japë shpresë dhe zhvillim shqiptarëve dhe garantojë ecjen e sigurt drejt integrimit europian.
lulzim-basha-shbva-2Në takimin me eurodeputetin Knut Fleckenstein, Basha i shprehu mirënjohjen për kontributin e tij të vyer për Reformën në Drejtësi. Duke vlerësuar lart rolin e tij dhe të Eurodeputetit Eduard Kukan në mbështetje të konsensusit Basha u shpreh se ndihma e tyre ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme në kushtet kur ndonëse Reforma në Drejtësi nuk kishte prej fillimit asnjë kundërshti, konsensusi politik kishte armiq të egër të cilët bënë gjithçka për të përjashtuar opozitën.
Lulzim Basha u takua edhe me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, kontributi i së cilës është i pazëvendësueshëm për çlirimin e Kosovës si dhe me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, me ish-presidenten Atifete  Jahjaga me eurodeputeten Tanja Fajon si dhe me ministra të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY