DYSHIMI/ Emiljano Shullazi mori peng Gazmend Çollakun, prokuroria i kërkon gjak për...

DYSHIMI/ Emiljano Shullazi mori peng Gazmend Çollakun, prokuroria i kërkon gjak për analizat e ADN-së

924
0
Shares

Prokurorët që po hetojnë vrasjen e Gazmend Çollakut dyshojnë se Emiljano Shullazi është një nga ekzekutorët. Shullazit i është kërkuar një kampion gjaku për t’u analizuar. Ekspertët mjeko-ligjorë do të krahasojnë ADN-në e Shullazit me ADN-në e gjakut. që u gjet në makinën e ish policit Ervin Dalipaj.
Me këtë makinë u mor peng Gazmend Çollaku, rreth 6 muaj më parë. Para se të ekzekutohej në Murqan të Krujës, viktima u lidh dhe u keqtrajtua. Në makinë u gjetën edhe njolla gjaku që mendohet se i përkisnin pengmarrësve.
ADN do të krahasohet, pasi hetuesit dyshojnë se Emiljano Shullazi ishte në makinën e pengmarrësve. ABCnews raporton se Emiljano Shullazi është treguar i gatshëm të japë gjak për të mundësuar analizat. Për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në Durrës mbetet në qeli Denis Shtraza, i dyshuar si njëri nga rrëmbyesit.

shullazi 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY