Tiranë, miku i Emiljano Shullazit kanos dhe plagos me thikë 21-vjeçarin

Tiranë, miku i Emiljano Shullazit kanos dhe plagos me thikë 21-vjeçarin

124
0
Shares

Klajdi Gjeçi

Një plagosje në zonën e Yzberishtit në kryeqytet ndodhi këtë të shtunë dhe policia nisi hetimet për të zbardhur ngjarjen, ku burime brenda saj thonë se shkak i këtij konflikti që çoi në dhunimin dhe plagosjen e 21-vjeçarit është një kallëzim i bërë prej tij.
Konflikti ka nisur para 25 ditësh, mes një 21-vjeçari e dy personave të tjerë, njëri i njohur si mik i Emiljano Shullazit.
Policia bëri të ditur zyrtarisht se O. Dh., 21 vjeç, është goditur me thikë nga 22-vjeçari Kod Koshena, tashmë i arrestuar nga Policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të së shtunës, në rrugën “Tre Dëshmorët”, kur i plagosuri fillimisht ka goditur me shishe në kokë Koshenën.
Nga ana e tij, ky i është kundërpërgjigjur duke e goditur me thikë dhe për pasojë, O. Dh., ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.
Burime nga grupi hetimor thanë se i arrestuari Koshena, i kishte shpëtuar më parë arrestimit, në një konflikt që kishte ndodhur po me të njëjtin person. Para më se tri javësh, Kid Koshena dhe Klajdi Gjeçi, kishin dhunuar 21-vjeçarin, për një borxh të pakthyer.
Gjeçi, i cili njihet si mik i Shullazit, u ndalua nga Policia e Tiranës dhe u procedua në gjendje të lirë me akuzën “dëmtime të tjera me dashje”. Ndërsa Kid Koshena arriti të largohej nga vendngjarja, duke u arrestuar mbrëmjen e së shtunës, pasi kishte plagosur me thikë të riun dhe kishte edhe vetë disa plagë në kokë.
Sipas burimeve nga Policia, ngjarja e së shtunës në Yzberisht, ishte më tepër hakmarrje nga ana e autorit, për kallëzimin që i dëmtuari kishte bërë ndaj tij dhe Klajdi Gjeçit, në konfliktin e mëparshëm që kishin pasur bashkë për borxhin e pakthyer.
Përpara grupit hetimor, i riu i plagosur ka thënë se ishte dhunuar dhe kërcënuar me armë pasi ai iu kishte borxh dy personave një vlerë të caktuar monetare, të cilat nuk kishte pasur mundësi që tua kthente.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY