Në sondazhin e CNN Trump kryeson ndaj Klinton

Në sondazhin e CNN Trump kryeson ndaj Klinton

46
0
Shares

Një sondazh i realizuar së fundmi nga gjigandi mediat amerikan CNN ka treguar se kandidati republikan në garën Presidenciale, Donald Trump, është tre përqind të votave më lart se rivalja e tij demokrate, Hilary Clinton.

Studimi tregoi se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin tani, 48% e qytetarëve do të votonin për miliarderin, ndërkohë që 45% do të anonin nga ish-sekretarja e Shtetit.

Kjo është hera e parë që në një sondazh të CNN, Trump del përpara Clinton, që prej exit polleve të para të realizuara në shtator të vitit të shkuar, kur kandidatët ishin ende në stadin e garës partiake.

Sondazhet tregojnë se qytetarët amerikanë i besojnë më shumë miliarderit për cështje si ekonomia dhe terrorizmi.

Gjithashtu, sekretarja e shtetit duket se ka humbur pikë edhe në politikat e jashtme, që konsiderohen si një prej armëve të saj më të forta të Clinton.

Sondazhet e realizuara dy javë më parë tregonin se 57% e qytetarëve kishin më shumë besim tek ish-sekretarja e Shtetit në aspektin e diplomacisë, shifër kjo e ulur në 50%.

Ndërkohë, 52% e qytetarëve mendojnë se Trump po garon për të mirën e vendit dhe jo për interesa personalë, ndërkohë që vetëm 42% e elektroratit thotë të njëjtën gjë për Klinton. Një tjetër fakt interesant është se Trump mbështetet nga 62% e amerikanëve të bardhë që nuk kanë përfunduar studimet e larta. Sondazhi i realizuar ka një marzh gabimi prej 3.5%.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY