Meta bisedon në telefon me Hahn: Shqipëria në një fazë të re...

Meta bisedon në telefon me Hahn: Shqipëria në një fazë të re dhe në një rrugë më të qëndrueshme drejt BE-së

54
0
Shares

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me Komisionerin e BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.
Gjate kësaj bisede telefonike mes Komisionerit Hahn dhe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta i cili ndodhet ne Filadelfia, Hahn shprehu përgëzimet e tij për arritjen e konsensusit dhe miratimin me unanimitet të reformës në drejtësi.
Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mirënjohjen për të gjithë forcat politike parlamentare dhe BE dhe veçanërisht ndaj Komisionerit Hahn për ndërhyrjen e tij të vendosur për përmbylljen me konsensus të plotë dhe me sukses të kësaj reforme madhore.
“Pas miratimit të saj me konsensus, implementimi i saj është më i sigurt, por edhe ecuria e mëtejshme e integrimit evropian është më e sigurt dhe më e qartë”, theksoi Meta.
Nga ana e Tij, Hahn falenderoi Metën për përpjekjet e tij të vendosura për konsensus dhe shprehu bindjen se tashmë Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe në një rrugë më të qëndrueshme drejt BE-së.
Meta garantoi Hahn se do të vazhdojë përpjekjet e tij të vendosura për fillimin e zbatimit sa më parë të reformës në drejtësi.
Kryetari i Kuvendit theksoi se konsensusi i arritur nuk duhet të jetë momental, por të shërbejë si shembull për forcimin e dialogut politik dhe thellimin e të gjitha reformave në të gjitha fushat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY