Një person, është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës, pasi ai nuk ju përgjigj thirrjes së policisë për të ndaluar, ndërsa braktisi më pas furgon e ngarkuar me lëndë drusore, dyshuar të prerë në mënyrë të jashtëligjshme.
Nga shërbimet e policisë në Komisariatin e Policisë Shkodër, mësohet se dje u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e Sh. Ç., 42 vjeç, banues në Vau Dejës, Shkodër.
Këtij personi, shërbimet e policisë në vendin e quajtur Mes, Postribë, i kanë dhenë shenjë ndalimi pasi ka qenë në drejtim të mjetit tip “Benz” (kamion) 609, me targë AA 385 CI, por nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.
Menjëherë shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje.
Automjeti ka hyrë në një rrugë dytësore të fshatit Meselim, Postribë dhe në afërsi të digës së rezervuarit të Shtodrit, drejtuesi i mjetit është larguar duke braktisur mjetin.
Gjatë kontrollit rezultoi se karroceria e mjetit ishte e ngarkuar me lëndë drusore e cila pas matjes rezulton në sasinë prej 3.3 metër kub, e për këtë lëndë dyshohet se është prerë në mënyrë të paligjshme.
Po punohet për kapjen e personit e drejtuesit të kamionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 205 dhe 242 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/