E tërhoqi zvare në mes të plazhit, adoleshentja e fal dhe s’pranon...

E tërhoqi zvare në mes të plazhit, adoleshentja e fal dhe s’pranon ta denoncojë të dashurin

42
0
Shares

Një video e publikuar në mediat sociale solli reagime të shumta, ku bëhej fjalë për një çift të rinjsh të dehur, të cilët dhuruan “show” në bregdetin e Gjirit të Lalëzit në Durrës.

Ngjarja ndodhur gjatë ditës së djeshme, dhe nga video, shihej një vajzë me rroba banje, teksa kërcente në një club së bashku me një djalë. Gjendja e saj ishte e rënduar teksa shpesh rrëzohej në pistën e lokalit. Por më vonë çifti shfaqej buzë detit, ku djali tërhiqte zvarrë të dashurën e tij duke e futur në det në mënyrë që t’i dilte pija. Ai u “kryqëzua” nga rrjetet sociale si një burrë që dhunonte të dashurën duke shfrytëzuar gjendjen e saj të dehur. Por sipas një njoftimi zyrtar të policisë, kanë qenë efektivët i riu akuzohet vetëm për “prishje të qetësisë publike” dhe mos bindje ndaj urdhrit të policisë.

Sqarim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, e cila bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në”Gjirin e Lalëzit”, ju bëjmë me dije se: “Ngjarja ka ndodhur më datë 24.07.2016, në”Gjirin e Lalëzit”. Të dy shtetasit e paraqitur në video kanë qenë nën efektin e alkoolit. Policia e Qarkut Durrës me të marrë njoftimin ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Përpos kundërshtimeve dhe mosbindjes ndaj urdhrit të Punonjësve të Policisë për ti shoqëruar në ambientet e Policisë është bërë e mundur shoqërimi I dy shtetasve të shfaqur në video. Në vijim të hetimeve bazuar edhe më deklarimet e shtetasve të shoqëruar është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi I.Z. 26 vjeç, banues në Maminas. Shtetasi i mësipërm dyshohet se, tek “Gjiri i Lalëzit”, ka prishur qetësinë publike dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë të rendit publik, vepra penale të parashikuara në nenet 274 dhe 242 të Kodit Penal. Shtetases së seksit femër i është bërë e ditur që në bazë të ligjit ka të drejtë të bëjë kallëzim në ngarkim të shtetasit I.Z. por me vullnet të lirë nuk ka dëshiruar”, sqaron policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY