DETAJE & SHKAKU/ Vdes pacienti që u vetëdogj te Spitali Amerikan

DETAJE & SHKAKU/ Vdes pacienti që u vetëdogj te Spitali Amerikan

65
0
Shares

Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërsa është shoqëruar me panik në Spitalin Amerikan, rënia e zjarrit, mësohet se ka vdekur pacienti i cili u vetëdogj brenda pavijonit.
Dëshmitarët tregojnë se e panë pacientin ti vërë flakën vetes te reparti i dializës. Disa prej tyre ndërhynë për ta ndaluar, por sërish ai, pasi ju ka shpëtuar, ka hyrë mes flakëve.
Vdekjen e pacientit e konfirmon edhe policia e cila ën të ditur se ai ka humbur jetën si pasojë e plagëve.
Për momentin mësohet se ka qenë një grindje mes pacientësh dhe në grindje e sipër pacienti rreth 40 vjeç, me inicialet L. C., ka zgjedhur vetëdiegien për një vetëvrasje të tillë.
Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një ndihmës mjeke.
Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke shkrumbuar gjithë repartin e dializës , ndërsa ka kërcënuar të prekë edhe ambientet e tjera. Por, ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve, ka shmangur një dëm edhe më të madh material.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY