Një tjetër person, këtë herë një amerikan, ka treguar të vërtetën e donacionit dhe transferimit të 80 mijë dollarë për foton e Edi Ramës gjatë fushatës elektorale të Presidentin Barack Obama në vitin 2012.
William Argeros 57 vjeç, sikurse edhe rreth tre javë më parë shqiptaro-amerikanit që jeton në Nju Xhersi, Bilal Shehu, pranoi sot para Gjykatës në SHBA, se kishte gënjyer në vitin 2015 dhe se ai ka pasur ndikim në pagesën dhe transferimin e 80 mijë dollarëve.
Sipas dëshmisë së tij në Gjykatën Federale në New York, 57-vjeçari sqaroi se ka ndërhyrë për të lehtësuar transferimin e shumës së parave. Argeros, ka pranuar se u ka treguar nënshtetasve të huajë si të bëjnë transferimin e shumës dhe si të bëjnë pagesën te komiteti.
Rreth tre javë më parë, në 29 qershor edhe Bilal Shehu pranoi se kishte dhuruar 80 mijë dollarët që i kishin shkuar në llogari nga një burim i panjohur. Ky donacion për fushatën e Obamës, mundësoi edhe pjesëmarrjen e Edi Ramës në atë aktivitet, i cili realizoi edhe foton e shumëdebatuar me Presidentin amerikan.
Prokurorët amerikanë nuk e kanë identifikuar në mënyrë specifike burimin e jashtëm të parave. Hetuesit thanë gjithashtu se shtetasit të huaj në këtë rast iu refuzua hyrja në fushatë, por ishte lejuar që të fotografohej me Obamën.
Ligji në Amerikë ndalon shtetasit e huaj që të dhurojnë donacione për fushatat presidenciale në SHBA.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/