Basha, Meta dhe Majko jane ftuar ne konventen e demokrateve ku do te prezantohet Hillary Klinton si kandidate per presidente e SHBA! Rama i mungon kesaj liste…Te kete harruar valle apo te jete nje shmangie e qellimte e liderit global?! Megjithese kryeministri jone u mundua te merrte rolin e protagonistit, duke u bere kryetari i pare i nje shteti qe kercenoi me prishjen e marredhenieve me SHBA ne rast te fitores se Trump, serish duket se asgje nuk ndryshoi per demokratet amerikane…
Nuk ka funksionuar skema bilaliste kete here?
Jo! Shtetet e Bashkuara jane vendi i ngritur ne disa parime te panegociueshme sic jane respektimi i te drejtave te njeriut, mireqeverisja dhe funksionimi i demokracise… Duket se lideri global nuk ka respektuar asnje prej ketyre.. Nuk eshte e rastit qe pas arritjes se marreveshjes per reformen ne drejtesi Merkel vrapoi te telefononte Bashen per ta pergezuar… Ndoshta e bezdisur nga perdorimi i figures se saj nga gastori i BE-se, ndoshta sepse kuptoi se Rama kerkoi nje reforme per qellimet e tij politike, apo ndoshta e zhgenjyer nga daljet e shpeshta me sivllaun Erdogan…
Te njejten gje vrapoi te bente dhe Ndihmessekretarja e shtetit Nuland, urime per Bashen e Meten por heshtje per Ramen… Po ashtu, eksponente te tjere si Lajcak, komisioneri Hahn te gjithe kthyen syte nga Basha duke e lene Ramen vetem ne fushen e tij te basketbollit ne kryeministri…
Dhe tashme vjen dhe goditja me e madhe, ate per te cilen ai ishte investuar fort… Klinton therret faktorin politik shqiptar ne konventen e saj por preferon qe PS ta perfaqesoje me mire Majko se sa Rama…
Me nuhatjen e saj ndoshta Zonja Klinton e ka kuptuar se dhe ajo njesoj si Merkel eshte perdorur ne imazhin e saj nga kryeministri i vendit te vogel buze adriatikut… Ka kuptuar se Rama nuk ka asnje ndikim tek komuniteti Shqiptar atje, smund ti sjelle asaj vota dhe e flaku tutje… Duket se pas Reformes e ka flakur tutje dhe miku i tij Soros…
Rama per te tani eshte nje limon i shtrydhur…
Nje mesazh i qarte ndoshta dhe per zgjedhjet e ardhshme, ku Rama nuk preferohet si kandidat potencial per kryeminister. Nga e majta me mire Majko, me te cilin bashkeshorti i Hillaryt perballoi luften ne Kosove, nga e djathta Basha ndersa si rruge e ndermjetme Meta, qe megjithese jo pak i akuzuar nga politika shqiptare e te dy kraheve eshte mjeshter ne lojen politike me nderkombetaret… Por Rama jo, ai si duhet me askujt.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/