Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, zbuloi gjatë një interviste në emisionin “Kapital”, ndarjet që ka pasur mes PS-së dhe LSI-së gjatë punës për të arritur në konsensusin e 21 korrikut.
“LSI qysh ditën e parë ka këmbëngulur te konsensusi gjithëpërfshirës. Na është sugjeruar që të mos e përdorim këtë fjalë, dua ta them këtë, por ne e kemi përdorur. E kemi përdorur jo për të treguar ndonjë kryeneçësi, por ne duam të krijojmë një klimë besimi për të ndërtuar një sistem që ta besojnë njerëzit, e para. E dyta, duam që në Shqipëri të ketë dialog politik”, tha Manjani.
“Nuk mund t’i shisnim ne sot, opinionit publik një mazhorancë të sforcuar me 94 vota. Mazhoranca e sotme nuk i ka 94 vota. Kjo do të thotë që disa vota nga dikush tjetër do të vinin të votonin dhe kjo do të thotë moralisht, por as ndërkombëtarisht, pavarësisht ndonjë duartrokitje që mund të merrnim për momentin e pëlqyeshëm. As nuk duhet të ishte një ogur i mirë në kushtet e zbatimit të reformës”, sqaroi Manjani.
Ai bëri të qatë se të qenit në qeveri dhe në një funksion publik nuk do të thotë të mbyllësh gojën. Por, Manjani kujton se edhe LSI toleroi për taksën e sheshtë PS-në, pavarësisht se nuk mendonte kështu. “Kemi qenë për ta ruajtur taksën e sheshtë dhe për ta aplikuar taksën progresive vetëm te tatimi mbi të ardhurat. Megjithatë, toleruam për efekt të harmonisë në koalicion”, tha Manjani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/