Në regjistrimet nga kamera e sigurisë të një hoteli tjetër pranë hotelit ku qëndroi Presidenti Erdoğan, shihet se fillimisht puçistët avancojnë nga brigjet drejt Hotelit Grand Yazıcı, ndërsa pas luftimeve me truprojat e presidentit, ata prej lokacionit të quajtur Turban drejtohen kah rruga kryesore.
“Shihen ushtarë me dylbi dhe laser”.
Vëmendjen tërheqin pamjet se si puçistët ndalen kohë pas kohe për ta vëzhguar terrenin. Në armët e ushtarëve shihen dylbi dhe laserë, ndërsa fytyrat e tyre gjersa kalojnë pranë kamerës shihen qartë. Në këndin e xhirimit të kamerës hyjnë 22 ushtarë.
Ushtarët që shihet se si dalin në rrugën kryesore, priten nga ekipet policore të Marmarisit, ndërkohë që kamera gjithashtu shfaq rënien dëshmor të policit Nedip Cengiz Eker nga të shtënat e para që i hapi ushtria, polici ky për të cilin u theksua se ishte familjar i Kryetarit të Përgjithshëm të Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Kılıçdaroğlu.
“22 plumba në automjetin e policit”.
Në hetimin që u bë nga ekipet hetuese në automjetin e policit dëshmor Eker si pasojë e hapjes së zjarrit nga puçistët, u bë e ditur se automjetin e kishin qëlluar 22 plumba.
Në ndërkohë, vazhdojnë punimet për kapjen e puçistëve të cilët pas tentativës për atentat u arratisën në një zonë pyjore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/