Ndonjëherë ndodh fundi i lidhjes të ndjehet edhe më parë, dhe nëse ndodh një gjë e tillë, asnjëri nga partnerët nuk do të ishte befasuar, por mund të ndodhë që të ketë ndarje të papritur, pa ndonjë arsye të mirë.
Pa marrë parasysh se si vjen deri te këto ndarje të papritura, ato zakonisht kanë diçka të përbashkët – 3 arsye të fshehta të cilat e kanë ndaluar të dashurin tuaj t’ju dorëzohet plotësisht dhe t’i pranojë ndjenjat e veta. Me siguri thoni se rasti juaj nuk ka qenë mu kështu, por vazhdoni t’i lexoni këto arsye sepse mund ta gjeni veten…
1.Nuk është ndjerë rehat ose ka qenë nën presion
A keni dashur të jeni 24/7 bashkë? A keni kërkuar vazhdimisht më shumë dashuri ose vëmendje? A ndjeheni se tërë kohën jeni munduar t’i “rregulloni” gjërat në lidhje? Nëse mund t’i identifikoni përgjigjet e këtyre pyetjeve, atëherë në lidhjen tuaj nuk ka ekzistuar një ekuilibër dhe gjasat se ai është ndjerë nën presion prej juve janë të mëdha. Gjithashtu është me rëndësi të dini se nuk është i gjithë faji juaji. Pjesa më e madhe e meshkujve u ikin me çdo kusht presioneve emocionale sepse në një farë mënyre ato e shohin këtë gjë si zvoglim të burrërisë. Për këtë shkak, ata në mënyrë natyrale e hapin dhe mbyllin zemrën, në vend që të ballafaqohen me ndjenjën e presionit ose jo rehatisë.
2.Lidhja juaj ka qenë një garë
Nëse mashkulli duhet të ndeshet me të dashurën e tij për atë se kush e kontrollon lidhjen , kjo gjë jo vetëm që do t’i bëjë të mos ndjehen rehat por edhe sikur të mos ketë vend për burrërinë në botën e tij. Mbajeni mend këtë gjë, sepse është shumë e rëndësishme. Nuk themi se meshkujt duhet ta kontrollojnë lidhjen, por se duhet të ketë ekuilibër. Në çdo lidhje të suksesshme ka forca plotësuese kështu që çdo person lëshon kontrollin në fusha të caktuara. Përderisa kjo gjë nuk ndodh, partnerët vazhdimisht do të garojnë, duke rezultuar në fitoren e njërit prej tyre dhe humbjen e lidhjes.
3.Nuk është ndjerë i vlerësuar
Meshkujt nuk mund ta ndërtojnë jetën e tyre rreth një femre që nuk e vlerëson atë. Ai pa tjetër duhet të ndjehet se partnerja e tij kujdeset për atë pa marrë parasysh se në çfarë situate ndodhet. Poashtu, ai duhet ta dijë se edhe në momentet e tij më të dobta, ajo do mbushë me mirëkuptim. Ekziston një e vërtetë e fshehur për vlerën tuaj në jetën e tij: ju jeni çelësi i madhështisë së tij. Pra, përderisa doni që ai t’ju tregojë gjithçka që ndodhet brenda tij, duhet pa tjetër të kini respekt të madh për të. Me një grua që e respekton pranë vetes, ai mund të ndërmarrë rreziqe të mëdha në jetë dhe në fakt të shijojë më shumë liri se sa që ka besuar ndonjëherë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/