Fluks reagimesh nga Policia e Shtetit, po bombardojnë mediat në këtë të ditë të diel.
Edhe me reagimin e radhës, sërish Polica duke mos thënë asgjë, thjesht demonstron nevojën e saj për të përgënjeshtruar…, këtë herë mediat.
Ndërsa bën të ditur se nuk ka hetim për dekonspirim të mundshëm të operacioneve të saj, Policia njofton gjithashtu se “për shkak të natyrës së hetimit”, s’mund të japë më shumë informacion për këtë grabitje.
“Policia e Shtetit ka angazhuar specialistët e saj më të mirë dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon hetimin e pandërprerë për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të grabitjes së vlerave monetare në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.
Nisur nga disa shkrime në media, Policia e Shtetit konfirmon se nuk ka asnjë hetim për dekonspirim të operacioneve policore në kuadër të këtij hetimi, ashtu siç janë të pavërteta e thjesht shpifje, pretendimet për veprime të pasakta nga ana e policisë.
Çdo veprim i policisë është pjesë e një plani hetimor të detajuar e të koordinuar me të gjitha strukturat përkatëse.
Për shkak të natyrës së hetimit, policia nuk mund të japë më shumë detaje për publikun, por fton këdo që ka informacion në lidhje me autorët të bëhet bashkëpunues dhe të ndihmojë autoritetet”, thuhet .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/