Policia konfirmon: 7 oficerët që dhunuan kunatin e ministrit po procedohen

Policia konfirmon: 7 oficerët që dhunuan kunatin e ministrit po procedohen

75
0
Shares

Polica e Shtetit ka reaguar pas deklaratës së sotme të PD-së.
Në reagimin e saj Policia konfirmon se oficerët e policisë të cilët prangosën Alban Berishën, kunatin e ministrit ët brendshëm, po procedohen, por “saktëson” se “nuk janë shkarkuar”.
“Referuar deklaratës së subjektit politik PD lidhur me shkarkimin e 7 punonjësve të policisë, Policia e Shtetit bën me dije se ky fakt është tërësisht i pavërtetë.
Në asnjërën prej ngjarjeve të cituara në deklaratë, nuk është shkarkuar asnjë punonjës policie, ndaj pretendimet dhe akuzat e bëra publike, janë thjesht fakte të pavërteta.
Siç parashikon kuadri ligjor, për të dyja rastet është kryer procedura ligjore e verifikimit të përgjegjësive, procedurë standard që ndodh sa herë që një qytetar ka ankesë për veprimet e policisë.
Policia e Shtetit thekson edhe njëherë përkushtimin maksimal ndaj detyrës dhe ligjit për të zbatuar ligjin ndaj çdo individi”.
Në këtë reagim të saj Polica e Shtetit “befason” kur thotë se “verifikim përgjegjësish” ka edhe për rastin e denoncuar nga biznesmeni Altin Bamllari…, por që deri më sot, nuk ka as numër as emër policësh “të pezulluar” për këtë rast.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY