Këto janë pijet që ju dobësojnë më shumë sesa uji me limon

Këto janë pijet që ju dobësojnë më shumë sesa uji me limon

53
0
Shares

Uji me limon është sugjeruar si pija ideale për dikë që dëshiron të humbasë peshë, edhe realisht ka efekte nëse konsumohet rregullisht dhe i bazuar në një dietë. Megjithatë nuk është pija e vetme që ndihmon trupin në rënien e peshës.

Tri pijet e tjera që ndihmojnë në humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme janë:

Kafeja:është cilësuar si pija energjike e natyrës. Hulumtimet kanë treguar se dy apo tre filxhanë kafje të zezë në ditë, para ushtrimit, e nxisin trupin për ushtrime më energjike, që si rrjedhojë kanë djegien e sa më shumë kalorive.

Gjëja më e rëndësishme është që kafeja duhet të jetë e zezë, pa sheqer, qumësht apo diçka tjetër, sepse përndryshe humbet vlerat e saj.

Health-benefits-of-coffee

Ujë shumë i ftohtë:në vend të limonit shtojini ujit akull. Pijet e ftohta e bëjnë trupin të shpenzojë më shumë energji për të ruajtur temperaturën ideale në 36.7 gradë.

Kjo do të thotë se nëse gjatë ditës konsumoni tri gota ujë me akull, e ndihmoni trupin tuaj të djegë deri në 100 kalori më shumë.

Çaji i gjelbër:jo vetëm nuk ka kalori, por gjithashtu kontribuon edhe në djegien e yndyrërave.

Është e rëndësishme të dini se çaji i gjelbër duhet të konsumohet po ashtu pa asnjë shtesë sheqeri apo qumështi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY