Një i burgosur shqiptar ka tentuar t’i vërë zjarrin qelisë së tij duke djegur dyshekun. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (23 korrik) në burgun Fuorni në Salerno të Italisë, në të cilin strehohen 140 të dënuar.
Mediat italiane shkruajnë se falë ndërhyrjes së një inspektori dhe katër oficerëve është shmangur një tragjedi në këtë burg, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Të burgosurit janë dërguar në një zonë më të sigurt, ndërsa pesë agjentë dhe shqiptari janë dërguar për një trajtim mjekësor, pasi kanë pasur probleme me asfiksinë.
Mediat italiane nuk bëjnë të ditur identitetin e shqiptarit, i cili i vuri zjarrin qelisë dhe as japin detaje për shtetasin shqiptar të dënuar.
Kjo çështje u pa me shqetësim edhe nga sindikatat në këtë zonë, sipas të cilave shkak i situatave të tilla bëhen mbipopullimi në burgje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/