Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Orgjost ku si pasojë e një sherri humbi jetën një 25-vjeçar.
Burime të policisë Vendore të Kukësit bënë të ditur se ka marrë një telefonatë në sallën operative se në fshatin Orgjost ka një konflikt mes dy shtetasve.
Menjëherë në vendngjarje është nisur grupi hetimor ku ka rezultuar se Ismail Memishi ka plagosur thikë Mirim Hysën, rreth 25 vjeç, të dy banues në fshatin Orgjost të Kukësit.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal Kukës, por si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për probleme hasmërie. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar i cili është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/