Foto Ilustruese
Informacionet më të fundit, bëjnë të ditur se janë dy persona të cilët janë vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, sonte në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme te “Rruga e Spitalit” në Lagjen “Partizani”.
Nga dëshmitë e para mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në afërsi të një pikë bastesh.
Viktimat dhe i plagosuri mësohet se janë të rinj të moshës 25 – 30 vjeç, ndërsa nga të dhënat e para nga policia e Vlorës dhe dëshmitarët në vendin e ngjarjes raportohet se autori ka qëlluar në drejtim të dy të rinjve me armë zjarri pas një konflikti.
Viktimat janë dërguar në morg, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të qytetit bregdetar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas burimeve të para një prej viktimave është identifikuar si Ilir Deromema ndërsa nuk dihet identiteti i viktimës tjetër, ndërsa i plagosur është identifikuar si Krenar Runaj.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por mësohet se është qëlluar nga një makinë në lëvizje.
Forca të shumta policore kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ngjarja e rëndë vjen në një periudhë kur qyteti i Vlorës është në kulmin e sezonit turistik dhe pushuesit janë të shumtë në numër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/