Elvis Rroshi, keryebashkiaku i përfolur i Kavajës, është vënë përsëri nën hetim. Këtë herë, Prokuroria ka hapur një dosje për tenderin 3 milionë eurosh për pastrimin e përroit të Leshniqes në Qerret.
Nga hetimet e deritanishme mësohet se ky tender është fituar vetëm dy ditë pasi Rroshi u lirua nga burgu.
Veprimet hetimore për procedurat e këtij tenderi mësohet të kenë nisur kryesisht nga prokuroria e Kavajës, e cila tashmë ka kërkuar informacion të njihet me të gjithë procedurën zyrtare të zhvilluar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë e Kavajës.
Elvi Rroshi aktualisht është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërkohë që vazhdon ta mbajë detyrën e kryebashkiakut. Ai dha dorëheqjen nga kjo detyrë kur u zbulua dënimi i tij, por tre ditë më vonë hoqi dorë edhe nga dorëheqja.
Kryetari i Bashkisë së Kavajës u arrestua për arsye se fshehu një dënim në Itali për përdhunim. Ai nuk e deklaroi atë në formularin e vetëdeklarimit sipas ligjit për dekriminalizimin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/