Aksidenti në Gjirokastër; tre të plagosurit në Tiranë në gjendje kome

Aksidenti në Gjirokastër; tre të plagosurit në Tiranë në gjendje kome

55
0
Shares

Tre nga tetë të plagosurit eaksidenti tragjik në Gjirokastër kanë mbërritur në Spitalin e traumës në kryeqytet, ku njëri prej tyre ndodhen në gjendje me te rende shendetesore. Mjeku Dritan Çela tha se 2 nga tre të plagosurit janë fëmijë, ndërsa një është i rritur. Sipas tij gjendja shëndetësore e tyre është tepër e rëndë. “Deri tani na kanë ardhur tre vetë, nga të cilët dy janë në gjendje tepër të rëndë. I kemi ekzaminuar, kanë ardhur të intubuar të dy rastet. Janë në gjendje shumë të rëndë. Një është i moshës 4-5 vjeç, tjetri është 10-11 vjeç. Rasti tjetër është i paidentifikuar, është i paidentifikuar në reanimacion.Janë në gjendje më të mirë, kanë fraktura, por kur të vinë do ti ekzaminojmë. Ne i kemi në trajtim. Edhe fëmija tjetër që është disi më mirë, por ka gjak në bark.Nuk kemi mungesa”, është shprehur mjeku.

Ndërsa drejtori i spitalit të Traumës, Gjovalin Bushi tha se 5 të plagosur të tjerë po vijnë me ambulancë, pasi janë në gjendje më të mirë shëndetësore.

Nga aksidenti pranë fshatit Mashkullorë në Gjirokastër mbetën të vrarë tre persona, Albana Hasani dhe djali i saj nga Kosova 2 vjeç dhe një vajzë 12 vjece.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY