Pavarësisht se efektet e ndryshimeve kushtetuese nuk kanë nisur, Fatmir Xhafaj lajmëron se ndërkombëtarët kanë filluar punën.
Sipas Xhafajt, amerikanët po bëjnë përzgjedhjen e prokurorëve e gjyqtarëve amerikanë, të cilët do të asistojnë në seleksionimin e gjyqtarëve, prokurorëve e juristëve shqiptarë për institucionet e reja të drejtësisë.
Ndërkohë, 3 protagonistët kryesorë të negociatave për reformën në drejtësi, kanë shpjeguar në emisionin “Kapital” në TV “Vizion Plus”, rrugën që përshkoi reforma në drejtësi, deri te miratimi i saj në orët e para të 22 korrikut.
Pas miratimit me 140 vota socialisti Fatmir Xhafaj vlerëson se partia më e madhe e mazhorancës luftoi që përpjekja për konsensus, të mos cenonte thelbin e draftit kushtetues, ndërkohë që për Ylli Manjanin dhe Oerd Bylykbashin, konsensusi ishte elementi thelbësor i këtij procesi.
Në 25 korrik është seanca e fundit para se Parlamenti të marrë pushimet dhe bashkë me 7 ligjet e reformës duket se edhe debatet politike do të shtyhen për në vjeshtë atëherë kur kuvendi do të rinisë punën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/