Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria po mendohet të rrisë pagat…, por për zgjedhjet e vitit 2017

23/07/2016
Qeveria po mendohet të rrisë pagat…, por për zgjedhjet e vitit 2017
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në tre vitet e fundit kabineti “Rama” nuk morri asnjë vendim për të rritur pagat dhe pensionet, përveç indeksimit të inflacionit që i bëri pagesës së pensionistëve. Por me sa duket, qeveria ka ndryshuar mendje lidhur me politikat e reja për të shpërblyer punonjësit.
Në programin buxhetor afatmesëm që është miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë është vendosur që vitin e ardhshëm të nisë rritja e pagave me një fond të vënë në dispozicion prej 10 milion dollarësh në buxhet, e më pas në 2018-ën fondi rritet me 15 milion duke arritur në 20 milion dollarë në 2019-ën. Kështu, mesatarisht çdo punonjës i administratës do të marrë 116 dollarë shtesë në vit te paga e tij, ose rreth 10 dollarë në muaj, raporton TV “Vizion Plus”.
Edhe pse nuk ka pranuar zyrtarisht qasjen e saj për të rritur rrogat, ministria e Financave nuk e ka mohuar një nisëm të tillë. Megjithatë, fondi i vënë në programin afatmesëm nuk është përfundimtar, ai mund të rritet gjatë hartimit të buxhetit të ri që do të bëjë qeveria.
Po kështu, për këtë vit janë vënë 4 milion dollarë në dispozicion për shpërblime. Me programin e ri ministria e Financave e mban fjalën që nuk do të ketë më rritje taksash, por ajo parashikon që të nxjerrë më shumë të ardhura nga taksa e pasurisë për qytetarët, e cila mblidhet për llogari të pushtetit vendor. Ende nuk është vendosur formula e re që do të vihet në zbatim, po nga 52 milion dollarë që mblidhen sot, në fund të 2019-ën kjo shifër pritet të dyfishohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pas tërmetit ndryshon dhe projektbuxheti i vitit 2020, përfshihet dhe fondi i rindërtimit në buxhet

SPAK mbyll hetimet ndaj Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

18/03/2026
KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

18/03/2026
Opozita takime në Bundestag me zv. Kryetaren e grupit parlamentar të CDU: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore

Opozita takime në Bundestag me zv. Kryetaren e grupit parlamentar të CDU: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore

18/03/2026
VIDEO/ Monika Kryemadhi në GJKKO me vajzën, mësohet arsyeja

GJKKO kalon për gjykim dosjen “Meta–Kryemadhi”

18/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pas tërmetit ndryshon dhe projektbuxheti i vitit 2020, përfshihet dhe fondi i rindërtimit në buxhet

SPAK mbyll hetimet ndaj Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

18/03/2026
KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

KRASNIQI/ Hiqet nga Google Play aplikacioni “Kanali im”, transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale shqiptare

18/03/2026
Opozita takime në Bundestag me zv. Kryetaren e grupit parlamentar të CDU: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore

Opozita takime në Bundestag me zv. Kryetaren e grupit parlamentar të CDU: Lufta kundër korrupsionit mbetet sfida kryesore

18/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.