Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda përmes një postimi në “Facebook” ka ngushëlluar familjen Sulaj për humbjen e vajzës së tyre, Sabina në sulmin terrorist dje në Munih të Gjermanisë dje.
Nëna e viktimës Sabina Sulajt, Lola Tuci është me origjinë nga Rrësheni dhe njohje e vjetër e deputetes, Albina Deda.
Postimi i plotë i deputetes Albina Deda në “Facebook”
E dashur Lola Tuci! Ngushëllime!
Kur mësova lajmin për humbjen e Sabinës vajzës tuaj nga një sulm terrorist, ndjeva një dhimbje shumë të madhe!
Një stuhi, një humbje kaq e tmerrshme për ty Lola!
Por edhe për ne!
Për gjithë Rrëshenin!
Sapo u mor vesh të gjithë u pikëlluam!
Nuk gjej dot fjalët e duhura për të ngushëlluar se jam vetë nënë, dhe dhimbja s’mbaron kurrë për një nënë.
Jam me ty, me dhimbjen tënde! Jam atje me mendje e me zemër dhe ju dërgoj lutjet e mia për Sabinën, engjëllin tuaj.
Sot lotët e tua janë të bashkuara dhe me të mijat, me të gjithë Rrëshenit që të deshën dhe të respektuan e sot lotojnë për Sabinën.
Zoti ju forcoftë!
Shpirti i ndriçoftë në parajsë
U prehtë në paqe!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/