Mes lotëve babai i Dijamantit përshkruan momentet e fundit të djalit të...

Mes lotëve babai i Dijamantit përshkruan momentet e fundit të djalit të tij

46
0
Shares
Dailymail ka publikuar edhe videon në të cilën babai i Dijamantit të ndjerë, Naim Zabregja rrëfen ngjarjen se si humbi jetën djali i tij nga ngjarja e mbrëmshme në Munih ku mbetën të vdekur 9 persona në mesin e të cilëve ishin edhe tre kosovarë.
Zabergja me një fotografi të djalit në dorë dhe me një tufë lule ishte nisur sot për në vendin e ngjarjes, pikërisht ku aty humbi jetën tragjikisht i biri Dijamant Zabregja, transmeton lajmi.net.

Në gjendje të përlotur, thotë se ende nuk mund ta besoj qëdjali i tij më nuk është. Për të kjo situatë ende është sikur një ankth.

Naimi tregon momentet e fundit të djalit të tij dhe se si ai humbi jetën, ndërsa shoku i tij i shpëtoi sulmit. “Ai ishte së bashku me shokun e tij. Mua më lajmëroi shoku i tij dhetha se po i sillte disa pije dhe po pinin jashtë së bashku. Sulmuesi ishte vetëm disa metra larg tyre kur shtiu me armë. Shoku i tij arriti të ikë, por djali im jo. Ai u vra aty. Po jetoj sikur në një ankth. S’po mund të besoj atë që ka ndodhur. E gjitha familja nuk po ebeson këtë” ,tha Naim Zabergja

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY