Do të nis edhe zbatimi i Reformës për Drejtësi pas votmit nga deputetet e Kuvendit të Shqipërisë dhe firmosjes së ndryshimeve kushtetuese nga Presidenti Bujar Nishani.
Konkretizimi i saj do të nisë nga muaji shtator, kur do të fillojë zgjedhja e organeve të reja të gjyqësorit.
Gjykatat aktuale do të qëndrojnë deri sa ndërtohen institucionet e reja të drejtësisë. Kjo do të zjgasë dferi vitin e ardhshëm. Por të parat institucione që do të nisin punën janë: Byroja Kombëtare e Hetimit apo siç emërtohet Njësia Speciale Anti-korrupsion, si dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Javën e ardhshme mbërrijnë në Tiranë një ekip i Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së dhe një grup juristësh ndërkombëtar që do të merren me mbledhjen e dosjeve të plota për procesin e vettingut.
Në fakt Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur prej kohësh që të mbledhe CV për punonjësit e rinj dhe procesi pritet të jetë gati në shtator, ku dhe do të kryhen hetimet e para.
I gjithë buxheti i Byrosë së Hetimit do të ofrohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht Departamenti i Shtetit, shkruan Tesheshi.
Godina e Byrosë së Hetimit do të jetë në një objekt të ushtrisë shqiptare në periferi të kryeqytetit.
Qeveria e ka thuajse gati dhe tani po futen në brendësi të saj pajisje nga më modernet që do të përdoren për hetimin e zyrtarëve të korruptuar.
Ndërkaq, siç mësohet në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit BKH nuk do të jetë asnjë person që ka punuar në organet policore gjatë diktaturës komuniste, që nuk ka qenë asnjë herë agjent apo resident i shërbimit secret shqiptar por edhe të ndonjë shërbimi fqinj, duhet të ketë moshë nga 30-45 vjeç.
Pjesa më e madhe e agjentëve të BKH-së do të jenë specialist IT dhe financierë, të cilët do të trajnohen në përdorimin e armëve të zjarit si dhe për metoda policimi.
Në fakt, një pjesë e kandidatëve që pritet të pranohen në këtë institucion tashmë kanë filluar trajnimin në Akademinë e Policisë në Sauk, në të cilën po shkollohen nga një ekip i specializuar amerikan.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/