Ambasadori italian i shkruan Bashës: Vendi nevojitet tashmë të angazhohet në implementimin...

Ambasadori italian i shkruan Bashës: Vendi nevojitet tashmë të angazhohet në implementimin e reformës

42
0
Shares

Ambasadori i Italise, Alberto Cutillo i ka dërguar një letër Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha ku vlerëson kontributin për reformën ne drejtësi.

Letra e Ambasadorit Cutillo


letra ambasadorit italian1“I dashur Zoti Kryetar,
Dëshiroj t’Ju shpreh vlerësimin tim më të lartë për angazhimin dhe kontributin e Partisë Demokratike të kryesuar nga Ju në përcaktimin e tekstit të amendamenteve kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë.
Bëhet fjalë për një hap të parë kah drejtësisë të karakterizuar nga standardet europiane. Vendi nevojitet tashmë të angazhohet me të njëjtën ndjenjë përgjegjshmëri në fazën jo më pak delikate të implementimit të reformës në drejtësi.
Kam besim se, edhe falë kontributit të Forcës politike që Ju drejtoni, Shqipëria do të tregohet në lartësinë e duhur për këtë sfidë e do të dijë t’i përgjigjet integrimit europian të qytetarëve shqiptarë.
Teksa Ju përsëris ndjenjat e konsideratës sime më të lartë, Ju lutem pranoni, Zot Kryetar, përshëndetjet e mia të përzemërta.
Alberto Cutillo”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY