TERRORI NE NICE/Artani dhe Enkelejda, akuza të rëndë nga prokuroria franceze

TERRORI NE NICE/Artani dhe Enkelejda, akuza të rëndë nga prokuroria franceze

77
0
Shares

Zyra e Prokurorit në Paris ka njoftuar mbrëmë se ka paraqitur akuza për terrorizëm kundër 5 bashkëpunëtorëve të sulmit me kamion në Nice, ku mes tyre është edhe çifti shqiptar, Artan H. dhe bashkëshortja e tij Enkelejda H., e cila ka edhe nënshtetësi franceze.

Prokurori Francois Molins, tha se shoferi i kamionit, Mohamed Lahouaiej Baouhlel, e kishte përgatitur këtë sulm së bashku me bashkëpunëtorët e tij, disa muaj më parë. Mbi të akuzuarit rëndojnë akuzat për vrasje dhe për posedim të armatimit të ndërlidhur me ndërmarrje terroriste.

Ndërkohë që për mbikëqyrjen e këtij hetimi janë angazhuar më se 400 hetues.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY