Kastriot Ismailaj, ish-administrator i kompanisë DIA, i pandehuri i njërës prej dosjeve më të bujshme të historive të mashtrimit që aktualisht ndodhet nën shqyrtim në Gjykatën e Tiranës.
Ismailaj prej gati dy vitesh nën hetim gjyqësor është treguar i kujdesshëm të mos shfaqet publikisht, më së shumti duke refuzuar të jetë i pranishëm në seancat kundër tij.
“Mundet ai kameramani të marrë leje te ju përpara dhe pastaj të kërkohet edhe mendimi im për praninë e tij”, i kërkoi Ismailaj gjyqtares.
“Kamerat fillimisht para se të hyjnë në sallë gjyqësore i pandehur, marrin leje nga gjyqtari i çështjes sepse tregojnë interesin dhe çështja juaj është ndjekur nga gazetarët. Kanë një afat të caktuar që do të rrinë këtu deri në momentin që gjykata do ta vlerësojë të jetë e nevojshme”, u përgjigj gjyqtarja.
“Atëherë zonja kryetare, unë largohem”, reagoi pas kësaj përgjigje Ismailaj.
Për shkak se tre dëshmitarët e thirrur nga gjykata nuk ishin paraqitur , por edhe për shkak të pushimeve verore, gjykata e shtyu procesin ndaj Ismailajt për në vjeshtë.
Kastriot Ismailaj akuzohet të ketë përvetësuar 5 milionë euro përmes mashtrimit me pasoja të rënda sipas një marrëveshjeje me CEZ për mbledhjen e borxheve të prapambetura.
Nga ana tjetër, ndaj pasurive të tij Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur konfiskim për shkak se është i dyshuar edhe për pastrim parash. /topchannel/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/