Nuland garanton Bashën: SHBA në mbështetje të zgjedhjeve të lira e të...

Nuland garanton Bashën: SHBA në mbështetje të zgjedhjeve të lira e të ndershme

45
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një bisedë telefonike me Ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit, Viktoria Nuland e cila shprehu përgëzimet e saj për arritjen e marrëveshjes për reformën në drejtësi.
“Me qëndrimet dhe veprimet e tua ke dëshmuar se je një patriot për vendin dhe interesat e tij”, iu drejtua Nuland, Bashës.
Ndihmessekretarja amerikane me tej theksoi se ky sukses nuk do të kishte qene i mundur pa lidershipin e treguar nga Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën vendimtare të zonjës Nuland për arritjen e konsensusit dhe për vëmendjen dhe mbështetjen e palodhur e të jashtëzakonshme të treguar që në ditën e parë të këtij procesi e deri në finalizimin e tij.
Basha shprehu vlerësimin e jashtëzakonshëm dhe mirënjohjen për Ambasadorin Donald Lu i cili ka luajtur një rol kyç në këtë proces te gjate, të mundimshëm dhe të vështirë.
Basha theksoi se ky proces historik u mbyll me sukses, dhe duke garantuar standardet më të larta pikërisht nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që edhe një herë iu gjenden në krah Shqipërisë dhe shqiptarëve, si në ngjarjet e tjera madhore që nga shtet-formimi, anëtarësimi në NATO dhe pavarësia e Kosovës.
Sfida e ardhshme e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të kërkojë po kështu një angazhim dhe mbështetje të madhe të SHBA theksoi kryetari i opozitës.
Zonja Nuland e garantoi zotin Basha për mbështetjen e SHBA për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY