Ministria e Transportit shpalli sot kompaninë fituese për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. KompAnia turke “Vendeta Bilgi Teknolojileri ltd” arriti të fitonte koncesionin 30 vjecar të rrugës që lidh Durrësin me Prishtinën. Kompania ka paraqitur ofertën 5.6 milionë euro ndërkohë që tarifa pritet te jete mesatarisht 5 euro.
Në garë ishin tri kompani.
Autostrada është pjesë e rrjetit të rrugëve kombëtare dhe përbën projektin më të madh inxhinierik rrugor të ndërtuar në historinë e Shqipërisë. Duke lidhur Milotin, rreth 60 km në veri lindje të Portit të
Durrësit në detin Adriatik, me Morinën në kufirin e Kosovës, rruga formon seksionin qendror të autostradës Kosovë – Shqipëri, që lidh Durrësin me Prishtinën. Objektivi kryesor i këtij koncesioni/PPP për punë dhe shërbime është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj. Koncesionari i ardhshëm do të ndërtojë, përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën në bazë të një sërë standardesh të paracaktuara të performancës gjatë koncesionit/PPP 30 vjeçar.
Koncesionari i ardhshëm do të të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeoteknike të stabilizimit.
Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 30 vite. Vendndodhja e objektit te kontratës është nga Miloti, rreth 60 km në veri lindje të portit të Durrësit në detin Adriatik, deri në Morinë, në kufirin me Kosovën.
Hapja e tenderit për koncesionin e rrugës u bë në shkurt 2016.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/