Muratori shqiptar i ISIS, policia publikon emrin

Muratori shqiptar i ISIS, policia publikon emrin

86
0
Shares

Policia italiane publikoi emrin e muratorit shqiptar të arrestuar dy ditë më parë në Ravena të Italisë ndërkohë që po vijojnë hetimet për lidhjet e tij me ISIS.

Muratori quhet Fortion Llusha, 28-vjeçar, i arrestuar me akuzën e terrorizmit. Pak ditë më parë, Llusha raportohet se ka qëlluar me armë në një park publik.

Mbrëmjen e të shtunës së kaluar, ai doli nga shtëpia dhe në një park publik aty pranë qëlloi dy herë në ajër me një armë që rezultoi më pas se ishte e vjedhur. Pastaj ai është parë të endej rrugëve, duke bërë gjeste dhe duke folur me vete, me grykën e pushkës së mbushur ende lart.

Të alarmuar nga ky gjest, qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti mbishkrimin në gjuhën shqipe: “Allahu është i madh.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY