Haxhinasto: Porti i Karpenit pa studim fisibiliteti

Haxhinasto: Porti i Karpenit pa studim fisibiliteti

175
0
Shares

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka sqaruar para deputetëve projektin për për realizimin e një porti gjigant në Karpen të Kavajës me vlerë investimi 5 mld dollarë, projekt që ka tërhequr vëmendjen por edhe skepticizmin për shkak të madhësisë së tij dhe mënyrës si do realizohet.

Haxhinasto tha se është e pamundur që të pregatitet një studim fizibiliteti i mirëfilltë me termat e nevojshme që ka studimi i fizibilitetit për një projekt të përmasave të tilla. Njëra nga kompanitë përbërëse të grupit “AECON”, është e angazhuar në vepra të mëdha si porti i ri i Londrës, “London Gateëay”, porti i ri i Katarit, e shumë projekte të tjera. Disa nga këto projekte kanë ecur me një proçedurë të ngjashme. Në kuptimin dhe vleresimin strategjik duhet të biem dakort të gjithë, se ndërtimi i një porti të tillë në këtë zonë specifike nuk është rastësi. Nuk ka kompani në Botë që të vijë e të investojë kot pa asnjë arsye, këtë duhet ta keni të qartë. Pritshmëria është që një pjesë e mallrave që vijnë nga lindja mos të shkojnë drejt portit të Roterdamit, por të kalojnë në këtë port. Duke kursyer rreth 7 ditë kohë por edhe duke reduktuar energji për të transportuar mallrat edhe për 5 mijë km të tjera.

Ka një arsye tjetër shumë strategjike pse porti është konceptuar pikërisht në atë zonë, sqaroi Haxhinasto. Është i mundur realizimi teknik i këtij porti me grykën e hyrjes në kanal dhe me një zone ekonomike rreth këtij kanali. Ky është një projekt që sjell zhvillim ekonomik të zonës, pra nuk është vetëm një port në kuptimin klasik të tij.

Në lidhje me portet e tjera si porti i Vlorës, apo i Durrësit, që janë porte komerciale, të gjithë i dinë limitet e tyre. Durrësi kërkon thellim të vazhdueshëm. Aty përpunohen edhe mallra refuxho gjë që ka një impakt shumë të madh mjedisor. Ka një problem shumë të madh me mungesën e pjesës pas Portit (Hinderland) që duhet të bëjë të mundur hapësirat për përpunimin apo magazimin e mallrave apo aktivitete të tjera, që janë parashikuar në këtë projekt që paraqesim sot. Te ky projekt pjesa e hinterlandit, është pjesë integrale.

Me ndërtimin e këtij Porti, tha ministri, do të kemi një ndarje të mirëfilltë të punës së porteve shqiptare, si ai i Durrësit apo i Vlorës, që kanë mundësi të kapin një segment të tregut që ne nuk e kemi akoma, pavarësisht investimeve që kanë filluar, që është tregu i marinave detare, i domosdoshëm për zhvillimit e sektorit turistik. Ne nuk mund të zhvillojmë turizmin detar, nëse nuk zhvillojmë marinat detare.

Në kuptimin strategjik impakti që do të sjelli ky port, është i jashtëzakonshëm, tha Haxhinasto. “Mos të harrojmë impaktin në ekonomi. Ndërtimi i një zone të tillë përfshirë dhe portin parashikon hapjen e 70 mijë vende të reja pune. Impakt të madh në punësim do të ketë edhe gjatë fazës së ndërtimit, ku janë parashikuar rreth 6 deri në 7 mijë vende pune”.

Projekti

Projekti parashikon një investim 5 miliardë dollarë në një periudhë 5-10 vjet, investimin në një port të thellë që mundëson hyrjen e anijeve tregtare, zonë ekonomike dhe logjistike dhe ndërtimin e një terminali rigazifikimi LNG dhe një centrali për prodhim energjie (central energjie me gaz ose biomase), duke mundësuar hapjen e 70 mijë vendeve pune.

Negocimi po bëhet me Star Bridge Port Developments Limited, që është një subjekt për qëllime të veçanta, i regjistruar në Angli dhe Uells dhe i përbërë nga kompani prestigjoze në fushën e projektimit dhe ndërtimit të porteve, arkitekturës dhe konsulencës për projektet e porteve e më gjerë, të tilla si AECOM, SFTA, Ramboll, RVT Architects, Summa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY