Mirela Buzalli, 35- vjeçarja që vrau me sëpatë bashkëshortin e saj në Barbullush të Shkodrës, e ka kryer krimin e saj ndërkohë që të paktën njëri prej fëmijëve të saj ka qenë zgjuar dhe ka parë të ëmën duke vrarë të atin pasi qëndronte në të njëjtën dhomë ku ishte viktima.
Në deklarimet e dhëna prej tij, në praninë e një psikologu, i mituri ka rrëfyer se ka parë nënën e tij me sëpatë në dorë në momentin e ngjarjes. Po ashtu, i mituri ka shpjeguar se nëna e tyre u ka rrëfyer për krimin e bërë dhe pasi i ka përcjellë ata te një i afërm i familjes, vetë ka shkuar për t’u dorëzuar në Policinë e Vaut të Dejës.
Mirela Buzalli, gruaja që vrau të shoqin me sëpatë ka marrë masën e sigurisë arrest me burg nga gjykata e Shkodrës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/