Berat, prishen për çmimin në pazar, nxjerrin armët

Berat, prishen për çmimin në pazar, nxjerrin armët

65
0
Shares

Sot, në fshatin Sheq, në Urë Vajgurore janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta (prishje të pazarit të tregtisë) dy persona, bëri të ditur policia vendore.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se K. D.,  60 vjeç, banues në fshatin Sheq dhe A. B., 25 vjeç, banues në Elbasan pasi nuk kanë rënë dakord për të realizuar tregti me njëri tjetrin për shkak të çmimit, janë konfliktuar dhe në konflikt e sipër dyshohet se K. D., ka qëlluar me armë gjahu (çifte) drejt automjetit në të cilën ndodhej A. B.
Nga ky konflikt nuk ka pasur persona të dëmtuar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e këtij konflikti.
Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat shtetasit e mësipërm për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY