Arben Malaj, Parlamenti e zgjedh anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Arben Malaj, Parlamenti e zgjedh anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të BSH

60
0
Shares

Kuvendi miratoi mbrëmjen e djeshme edhe kandidaturën e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Malaj u votua me 107 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Ish-deputeti socialist, njëkohësisht edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj, u propozua për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë nga disa deputetë të PS-së dhe do të zëvendësojë në këtë post Ermelinda Meksin, e cila ka dhënë dorëheqjen në muajin shkurt të këtij viti.

Kuvendi mbrëmjen e djeshme miratoi edhe marrëveshjen për ndërtimin e portit në Karpen. Edhe ky projekt që ka ngritur mjaft pikëpyetje mori shumicen e votave si dhe miratimin e opozitës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY