Ambasada turke në Tiranë: Pushuesit janë të ftuar, masat e sigurisë nuk...

Ambasada turke në Tiranë: Pushuesit janë të ftuar, masat e sigurisë nuk përbëjnë pengesë

58
0
Shares

Ambasada turke në Tiranë ka reaguar sot përmes një deklarate për shtyp pas vendimit të Ankarasë për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Në deklaratë thuhet se pavarësisht kësaj mase nuk ka asnjë pengesë për shtetasit shqiptarë që po mendojnë të shkojnë në Turqi për pushime.
“Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në të gjithë vendin dhe paketa e masave që do të ndërmerren brenda kuadrit ligjor kushtetues, me qëllim zhvillimin e një lufte sa më efektive kundër kërcënimeve që i kanosen lirive dhe të drejtave të qytetarëve tanë, do të zgjasin tre muaj duke filluar nga data 21. 07. 2016.
Paketa e masave në fjalë nuk përmban elementë kufizues të lirive dhe të drejtave të qytetarëve.
Masat e sigurisë që do të ndërmerren kurrsesi nuk do të ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve apo në udhëtimet dhe pushimet e vizitorëve të vendit tonë, duke mos përbërë asnjë pengesë për lëvizjet turistike ndërkombëtare dhe qarkullimin e linjave ajrore”, thuhet në reagim.
Më tej thuhet se në të gjitha destinacionet në shkallë vendi nuk ka asnjë situatë negative e cila të mund të cenojë zhvillimin normal dhe të sigurt të pushimeve.
turqi gjendje e jashtezakonshme

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY